Boris Millosheviq dhe Matija Gubica, janë gjyqtarët që u shpallën më të mirë në botë për vitin 2022.
“Disa javë më vonë, stacioni televiziv danez TV2.dk akuzoi çiftin e gjyqtarëve kroat për pjesëmarrje në trukime të ndeshjeve.
Lajmi i hendbollit që bëri jehonë vjen nga EHF dhe nuk është i mirë për Kroacinë. EHF e pezulloi për tre vjet gjyqtarin më të mirë kroat Matija Gubica.
Gubica do të paguajë një gjobë prej 6 mijë eurosh.
Gubica konsiderohej si një nga gjyqtarët më të mirë në botë, ndërsa problemet nisën në fillim të vitit, shkruan portali Euro Handball.
Matija Gubica ishte shkarkua nga posti i nënkryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve Kroatë të Hendbollit.
Siç mësohet, Gubica është suspenduar nga EHF për baste në ndeshje.
Ndeshjet për të cilat ka vënë bast i janë gjetur në celularin e tij, pagesat dyshohet se kanë qenë të mjerueshme dhe kanë qenë vetëm një euro, por gjoba gjithsesi ka mbërritur”, shkruan media kroate “Veçernj List”.