Sot është grumbulluar Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i radhës i djemve tanë që po punojnë nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi. Të hënën në mëngjes Kombëtarja udhëton për në Belgjikë ku do të paraqitet në një turne të fortë ndërkombëtar.
Prej 19 deri më 22 dhjetor, Kombëtarja U18 paraqitet në turneun ku janë edhe Belgjika, Luksemburgu dhe Polonia.
Kombëtarja U18 menjëherë në janar do të paraqitet në kualifikimet për Kampionat Evropian. Kosova U18 është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë.
Ndeshjet do të luhen në Maqedoni të Veriut prej 5 deri më 8 janar.
Kjo gjeneratë kishte disa grumbullime deri më tani, ndërsa turneu në Belgjikë do të shërbejë për ngritje të mëtejme të nivelit dhe komponim të ekipit.
Lista e Kombëtares U18
1. Amar Muqolli KH Besa Famgas
2. Bilall Mazrekaj KH Deçani
3. Diolen Ajvazi KH Kastrioti
4. Dren Gashi KH Dukagjini
5. Durim Talla KH Llapi
6. Edonis Hajra KH Besa Famgas
7. Elton Hysenaj KH Deçani
8. Eminent Dobraj KH Deçani
9. Erion Bajramaj KH Prishtina
10. Eris Beqir iKH Trepça
11. Etnik Bajoku KH Llapi
12. Granit Kadiri KH Rahoveci
13. IlirIstrefajKH Besa Famgas
14. Isu fKadrijaj KH Deçani
15. Lum Xhemajli KH Prishtina
16. Olsi Mulaj KH Besa Famgas
17. Olt Kabashi KH Besa Famgas
18. Olt Bajrami KH Deçani
19 Perparim Kuçi KH Deçani
20. Xhafer Alimusaj KH Deçani
21. Bleron Imeraj RK Zamet
22 Joel Elias Cubi SC Bottrop