Të dielën Danimarka fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në hendboll.
Në ndeshjen për vend të tretë, danezet e mposhtën Suedinë me rezultat 28:27.
Ndeshja u zhvillua në Herning të Danimarkës, në praninë e 12 mijë shikuesve.
Duhet theksuar se në muajin tetor, Danimarka i luajti dy ndeshje me Kombëtaren e Kosovës.