Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt, vazhdon të mbetet me rekord të pathyeshëm në 24 vitet e pasluftës.
Është klubi më i suksesshëm femëror, që ka gjithsej 7 tituj pas lufte.
E veçanta është se i ka katër tituj rresht në vitet e pasluftës (1999 – 2003) dhe krejt me hendbolliste vendore.
Këtë sukses nuk e ka asnjë ekip në vendin tonë të femrat në hendboll dhe ky rekord është i pathyeshëm deri me tash.
As gjenerata e Ahmet Hysenaj- Petrova me Bellma Bebën nuk kanë mundur të thyejnë suksesin apo rekordin e vashave të Valbona Zeqës, në krye me kapitenen Safete Rifati, Lirie Muaxheri, Vlora Jashari, Valentina Qerimi etj.
Është gjeneratë e papërsëritshme dhe që ka treguar nivel të lartë.
Nga e majta në këmbë Ramize Shabani, Merfide Salihu, Lirie Muhaxheri, Ganimete Shabani, Vlora Jashari e Hajrie Osmani, Nga e majta ulur Albulena Jashari, Xhevrie Dibra, Jasemine Ahmeti, Valentina Qerimi, Blerta Tërpeza dhe Arbëresha Jashari.