Istogu është përforcuar me hendbolisten nga Brazili, Patricia Batista Da Silva.
Istogu ka synime që t’i mbrojë trofetë në edicionin 2023-2024.
“Patricia Batista Da Silva është hendbollistja më e re e Istogut.
Hendbollistja braziliane më kombëtaren e saj ka fituar të gjitha troftë qe i përkasin Amerikës Latine ndërsa më kombëtaren brazilianë është paraqitur në kampionatin botëror për senjore dhe për juniore.
Ka fituar disa here titullin e kampionës me skuadra të ndryshme brazilianë, ndërsa ka zhvilluar karrierë edhe në Emiratet e Bashkuara më skuadrën e pasanikëve të Al Naser më të cilën ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e këtij vendi.
Patricia Batista Da Silva më skuadrën THÜRINGER HC ka fituar bundës ligen dhe kupën e Gjermanisë, më skuadrën e bundës ligës gjermane është paraqitur edhe në EHF Champions lige, Batista titullin e kampiones e ka fituar edhe më skuadrën turke Kastamone më të cilën fitoj edhe kupën e Turqisë e po ashtu edhe më këtë skuadër është paraqitur në EHF Champions Lige.
Përveç në Gjermani dhe Turqi majtakja që luan ne pozite e fundores se djathtë karrierë ka ber edhe në Francë, ndërsa nga janari do të jetë pjesë e skuadrës kampione kosovare Istogu.
Është kjo njëra nga dy hendbollistë që Istogu qysh në verën e këtij viti ka bere para marrëveshje për të qenë pjesë e skuadrës në sezonin pranveror.
Sezonin pranverorë Istogu do ta filloj më ca ndryshime në përbërje.
KHF Istogu Patricias i dëshiron mirëseardhje në shtëpinë e kampionëve”, njofton KHF Istogu.