Është interesant me kryetarët e federatave të ndryshme sportive, dikush është më temperament e dikush më gjakftohtë, por Eugen Saraçini ka një veçori dalluese.
Është kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, njeriu i qetësisë dhe kritika i merr me qetësi, normale dhe nuk mban inate por i vlerëson si proces i anës profesionale.
Saraçini njihet për qetësi dhe për punën që e bën.
Ai nuk është fortë merakli të dal në sipërfaqe por e bën punën e tij, veprat e të cilit flasin më shumë se çdo gjë tjetër.
Është njeriu i qetësisë, lavdet apo kritikat i merr me sportivitet.
Saraçini u dekorua me medalje presidenciale nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Eugen Saraçini u dekorua “për udhëheqje dhe promovim të hendbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.