Demaj, më e mira te Ringkobingu

Hendboll

Demaj, më e mira te Ringkobingu

Më: 4 janar 2024 Në ora: 14:44
Leonora Demaj - majtas

Në mesjavë janë luajtur ndeshjet e para në elitën daneze pas pushimit prej një muaj e gjysmë.

Ndeshje të mërkurën kishte kapitenia e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj.

Demaj shfaqi ndeshje të madhe te Ringkobingu që megjithatë pësoi 44:32 nga skuadra Ikast.

Demaj i shënoi shtatë gola dhe u shpall lojtarja më e mirë e Ringkobingut.

Disa ndeshje të planifikuara për të mërkurën janë shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave të ulëta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat