Kombëtarja A e Kosovës sot vazhdon përgatitjet për ndeshjet me Britaninë e Madhe.
"Pas dy ndeshjeve shumë të rëndësishme testuese me Emiratet e Bashkuara Arabe, të përzgjedhurit e Bujar Qerimit u kthehen stërvitjeve, që të mërkurën prej orës 20:30 të jenë në formën më të mirë.
Ndeshja e parë me Britaninë e Madhe zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Përkrahja e shikuesve do të jetë e mirëseardhur në këtë sfidë të rëndësishme", njofton FHK.