Haris Berisha ishte prej më të dalluarve në fitoren e së mërkurës ndaj Britanisë së Madhe.
Berisha i bëri 11 pritje dhe solli siguri në mbrojtjen e Kombëtares sonë që fitoi me rezultat 30:22.
Ajo ndeshje megjithatë i takon së kaluarës.
Fokusi është kthyer te ndeshja e dytë, që zhvillohet të shtunën prej orës 14:00 në Derby të Anglisë.
Kombëtarja jonë sot udhëton për në Derby, ndërsa Berisha është optimist.
“Do të mundohemi të përmirësojmë gabimet e ndeshjes së parë dhe të arrijmë rezultat bindshëm më të mirë.
Duam të festojmë së bashku në fund e pastaj të përgatitemi për pjesën finale të kualifikimeve për Euro 2026.
Kosova e ka vendin në kualifikimet e rregullta dhe këtë duam ta dëshmojmë”, ka thënë Haris Berisha.
Kombëtarja e Kosovës të premten (sot) udhëton për në Angli.