Në palestrën shumë të bukur "Derby Arena", Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Britaninë e Madhe.
Ndeshja është të shtunën nga ora 14:15.
"Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer.
Për shkak të një shqetësimi fizik në stërvitje nuk po paraqitet Arbios Mushkolaj, ndërsa lojtarët tjerë po punojnë me përkushtim të plotë.
Synimi është i qartë - tjetër fitore ndaj Britanisë së Madhe dhe avancimi në fazën tjetër të kualifikimeve për Euro 2026", njofton FHK: