Kombëtarja e Kosovës kualifikohet në rrethin tjetër të Euro 2026 në hendboll.
Dardanët u treguan më të mirë se Britania e Madhe edhe në arenën sportive në Derby, duke e mposhtur me rezultat 29:23 (13:11).
Fakt interesant është se pjesa e parë përmbyllet me rezultat identik si në Prishtinë, me 13:11.
Në minutën e 42-të, Kosova ishte në epërsi me vetëm një gol (19:20).
Në minuta vijues Kosova dëshmoi lojë më të mirë duke shkuar në epërsi në 6 gola (21:27) dhe triumfuan me 23:29.
Ndeshjen e parë e fituan me 30:22 në Prishtinë dhe me rezultat të përgjithshëm 59:45 kualifikohen më tej.
Hendbollisti Valon Dedaj është me efikasi me 6 gola, i ndihmuar nga Leonard Gegaj me 5, Armend Alaj 4 sosh etj.
Joshua Max Plumridge e Reuben Wardle shënuan secili nga 4 gola të britanikët.