Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në rrethin tjetër të Euro 2026 (meshkujt).
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 29:23 ndaj Britanisë së Madhe, në ndeshjen e kthimit që u luajt në arenën sportive në Derby.
Hendbollistët tanë dëshmuan lojë shumë më të mirë dhe si produkt i kësaj loje triumfuan në takimin e kthimit, pasi që në Prishtinë ngadhënjyen me 30:22.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka komplimentuar selektorin e Kosovës, Bujar Qerimin me ndihmën e tij, Fatmir Muhaxherin dhe hendbolistët, për lojën që treguan.
Saraçini thitë se hendbollit është ngritur për disa klasë lë nivelit evropian.
“Urime ekipit tonë i cili dëshmoi se është ngritur për disa klasë në hendbollin europian. Urime udhëheqësve
Qerimi e Muhaxheri, Urime FHK”, ka komentuar Saraçini.