Selektori i kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, ka realizuar synimin e tij qind për qindtë në duel me Britaninë e Madhe, duke i ftuar të dy ndeshjet bindëse.
Të parën në Prishtinë, me rezultat 30:22, dhe dje në Derby me 29:23 duke u kualifikuar në rrethin tjetër në kualifikueset e Euro 2026.
Qerimi paralajmëron rezultate edhe më të mira.
“Mbrojtja ishte jashtëzakonisht e mirë, në asnjë moment nuk e ka lejua kundërshtarin me na bë probleme.
Jam i kënaqur që jemi në fazën tjetër”, tha mes të tjera Qerimi.
Më tej thotë se do të përgatiten për pjesën e muajt nëntor: “Do të përgatitemi për pjesën e nëntorit, me u përforcu e me punu, mi kthye të gjitha forcat që i kem. Me punu për rezultate më të mira”.