Po bëhen përgatitjet e fundit për Kuvendin zgjedhor të Federatës së Karatesë së Kosovës.
Kuvendi do të mbahet në fund të muajit janar dhe do të zgjidhet kryetari i ri i FKK-së.
Kur pritet që të mbahet kuvendi zgjedhor i FKK-së dhe cili do të jetë kandidati?
Marrëveshja me shkrim e dy grupeve për kuvendin zgjedhor të FKK-së
Nazmi Gashi, sekretar i përgjithshëm i FKK-së, është përgjigjur për gazetën kombëtare “Bota sot”: “Kandidatët ende nuk dihen sepse pritet të ketë konkurrime për postet që parasheh Statuti por Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i ftuar me shumicën e anëtarëve të Kuvendit të FKK-se, nënshkruar nga me shumë se 2/3-tat e dhe planifikohet të mbahet me datën 27 janar në ora 12:00 në Hotel ‘Sirius’ në Prishtinë”.
A është njoftuar MKRS dhe KOK për kuvendin zgjedhor dhe a pritet të jenë të pranishëm?
“Ne sipas afateve statutare do t’i njoftojmë edhe MKRS-n edhe KOK-un dhe nuk mund ne të konfirmojmë a do jen ata prezent a jo sepse është në mandatin e tyre kjo punë nuk varet nga MKRS”, thotë Gashi.
Delegatët, pra dy grupet, janë marrë vesh që të mbahet kuvendi zgjedhor i FKK-së.
“Ne kemi marrëveshje me shkrim dhe me pjesën tjetër të grupit për kuvend të përbashkët zgjedhor”, ka përfunduar Gashi.