Maqedonia e Veriut përjetoi humbjen e dytë në EHF EURO 2024, pasi sonte u mposht me rezultat 34:25 (13:8) nga Gjermania nikoqire.
Në minutën e 11-të, me një seri 4:0, pastaj 9:4 në mesin e pjesës së parë.
Pjesa e parë mbyllet me pesë gola (18:13) në favor të Gjermanisë.
Gjermanët të fortë dhe në pjesën e dytë dhe thelluan epërsinë në 10 gola 31:21.
Gjermanët fituan me 9 gola dallim (34:25).
Hendbollisti Nenad Kostevski shënoi gjashtë gola për maqedonët dhe Knorr 10 gola për Gjermaninë.
Gjermania kryeson në grupin A me 4 pikë e Maqedonia e Veriut është në fund me 0 pikë.
Kjo disfatë për Maqedoninë nënkupton edhe fundin e shpresave për kualifikim në fazën tjetër, ndërsa vendasit synonin daljen në turin tjetër.