Në ndeshjen e parë të raundit kryesor në kuadër të grupit 2, Portugalia është befasi duke triumfuar ndaj Norvegjisë së favorizuar me rezultat 37:32.
Norvegjezët nuk arritën të gjejnë zgjidhje për lojën e shkëlqyeshme të Portugalisë.
Salvador shënoi golin e parë të ndeshjes, duke i dhënë epërsinë Portugalisë dhe në anën e kundërt u kundërpërgjigj Sagosen.
Dy kombëtaret imponuan një ritëm dinamik në të cilin norvegjezët ndëshkuan më së shumti portugezët me anë të Bjornsen.
Portieri Bergerud bëri disa pritje dhe në minutën e 15-të Norvegjia ishte në epërsi +3 (10:7).
Kjo u pasua me një reagim të furishëm nga portugezët, të cilët në dhjetë minutat e ardhshme pësuan vetëm tre dhe shënuan tetë gola, pas së cilës ata përmbysën plotësisht rrjedhën e lojës.
Ishte alarm për trajnerin norvegjez që të thërriste një minutë pushim, por më kot. Portugalia avancoi me 13:17 dhe mbyllet pjesa e parë me 15:18.
Në pjesën e dytë, Norvegjia u përpoq të rikthehej në lojë, por portugezët kishin gjithmonë një përgjigje në sulm dhe rikthyen epërsinë më të madhe prej tre golash.
Norvegjezët e patën të vështirë kundër mbrojtjes së lëvizshme portugeze, bënë shumë gabime për një kombëtare të kalibrit të tyre dhe Portugalia ndëshkonte me mjeshtëri çdo gabim.
Blonz ishte më i miri te norvegjezët, duke shënuar gola nga çdo pozicion, ngushtuan epërsinë e rivalit (29:30) në minutën e 50-të.
Portugalia tregoi karakter dhe dëshirë për të fituar sonte dhe asgjë nuk mund t'i ndalte ta bënin këtë.
Portela me golin e tij të gjashtë e riktheu Portugalinë në nivelin më të lartë 31:34, dhe për një triumf 32:37.
Meritë më e madhe për këtë fitore të madhe të Portugalisë ishte Pedro Portela, i cili pati konkretizim qind për qind 8/8 dhe Martim Costa shënoi 7 gola. Për norvegjezët, Blonz shënoi 7, dhe Bjornsen 6.
Pas kësaj fitoreje, Portugalia regjistroi pikët e para në Grupin 2 në raundin kryesor, dhe vazhdon ëndrrën e saj për një renditje të lartë në EHF EURO 2024. Me këtë disfatë, norvegjezët humbën gjasat për t'u përfshirë në luftën për medalje në Euro 2024.