Malazezi Veselin Vujoviq i jep edhe një flakaresh Serbisë duke thënë se ka prekur fundin.
Ish - trajneri i Vardarit të Shkupit dhe ish - përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Veselin Vujoviq, është sërish në qendër të vëmendjes së publikut të hendbollit në rajon pas kritikave të ashpra që ka drejtuar ndaj Serbisë dhe federatës serbe.
Ata me ambicie udhëtuan për në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani, por fatmirësisht përjetuan fiasko, pas barazimit me Islandën, humbjeve nga Hungaria dhe Mali i Zi dhe eliminimi me vendin e fundit në grup.
“Kur fola ditët e fundit dhe deklarova se kjo që po shohim nuk e çon Serbinë në hendboll të mirë, armiqtë më thanë se kam pasur interes personal të flas kundër trajnerit dhe federatës.
Dhe unë nuk kam shpikur asgjë, kam folur atë që kanë parë të gjithë dhe askujt nuk i lejohet që të thotë.
Hendbolli serb nuk mund të shkojë më poshtë se kaq”, tha mes të tjera Vujoviq për “Sportski Zhurnal”.