Kombëtarja austriake e nisi me fitore luftën për gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian 2024, pasi fitoi ndaj Hungarisë me rezultat 30:29 në turin e parë të fazës kryesore në një duel emocionues.
Për Hungarinë kjo ishte humbja e parë në Kampionatin Evropian.
Golin e fitores për Austrinë e shënoi Bilyk, i cili ishte edhe lider në formacionin e Alesh Pajoviq, duke e përfunduar ndeshjen me tetë gola nga 12 goditje.
Me fitoren ndaj Hungarisë, Austria ka tre pikë në llogarinë e saj dhe ka një rast të madh për të bërë suksesin më të madh, pra për të siguruar një vend në gjysmëfinale.
Rivali i radhës i Austrisë është Gjermania nikoqire, e ndjekur nga duelet me Francën dhe Islandën.