Kampionia e botës, Danimarka, vazhdoi serinë e fitoreve në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani dhe festoi ne 28:27 ndaj kampiones së Evropës, Suedisë, në derbin fqinj.
Suedezët nuk patën një realizim të mirë në pjesën e parë, ndaj Danimarka e drejtuar nga Gidsel që kishte epërsi me katër gola, (16:12).
Në fund të pjesës, kampionët e Europës u rikthyen në lojë dhe ngushtuan rezultatin në 17:15.
Në pjesën e dytë, avantazhi i danezëve shkonte nga një deri në tre gola, deri në minutën e 55-të.
Më pas Danimarka shkoi në katër gola, 28:24.
Suedia zvogëloi epërsinë në 28:27 në dy minutat e fundit.
Hendbollisti Lagergren pati një rast për të barazuar, por Nielsen bëri pritjen.
Danimarka hyri në sulmin e fundit, ku shënuan për 29:27. Ky gol solli konfuzion mes gjyqtarëve, dy pankinave, ndaj VAR-i u rishikua për faull.
Koha u kthye pas, goli u anulua dhe Suedia kishte 17 sekonda për të barazuar. Bergendahl gjuajti, shënoi, por edhe ai gol u anulua për shkak të një faulli, kështu që danezët festuan.
Danimarka kryeson në Grupin 2 me 6 pikë, ka dy më shumë se Suedia.