Portugalia ka vazhduar me lojë të mirë dhe sot e mposhti me rezultat 33:30 Slloveninë, në kuadër të Kampionatit Evropian.
Hendbollistët e Paulo Pereira-s treguan se fitorja ndaj Norvegjisë në raundin e kaluar nuk ishte rastësi.
Golashënuesi më i mirë i deritanishëm në Kampionatin Evropian dhe një prej hendbollistëve më të mirë portugez, Martim Costa, beson se mbrojtja ishte një nga faktorët kyç për triumfin e sotëm ndaj Sllovenisë.
Në grupin 2, Portugalia deri më tani ka shënuar dy fitore të mëdha ndaj Norvegjisë dhe Sllovenisë, ndërsa ndeshja e radhës do të luajë më 21 janar kundër kampionit aktual të Evropës, Suedisë.
Portugalia renditet në vend të tretë me 4 pikë e ka 2 me pak se lideri i Grupit 2 Danimarka dhe Sllovenia është në të pestin me 2 sosh.