Norvegjia ka arritur që të mposhtë Holandën me rezultat 35:32, duke shënuar kështu fitoren e parë në grupin 2 të Fazës kryesore të EURO 2024.
Pas tri ndeshjeve pa fitore (Ishujt Faroe, Sllovenia dhe Portugalia), pas të cilave mbetën me 0 pikë në Grupin 2, norvegjezët iu rikthyen rrugës së fitores dhe kështu i rikthyen shpresat për të arritur në gjysmëfinale.
Hendbollisti më i mirë në ndeshjen e sotme është zgjedhur portieri norvegjez, Christian Severas, i cili beson se fitorja e sotme ndaj Holandës ishte shumë e rëndësishme që kombëtarja e tij t'i rikthehet rrugëve të fitoreve.
“Kundër Holandës treguam se dimë të luajmë mirë hendboll!”, tha Severas.
Ndeshjen e radhës norvegjezët do ta luajnë më 21 janar me fillim nga ora 20:30 dhe kundërshtari i tyre do të jetë skuadra daneze.
Norvegjia renditet në vend të katërt me 2 pikë dhe Holanda është e gjashta me 0 sosh.