Kombëtarja e Francës është shumë pranë kualifikimit për në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2024 që po mbahet në Gjermani.
Francezët shënuan fitoren e dytë në fazën kryesore duke triumfuar me rezultat 39:32 ndaj Islandës.
Franca mbajti ritmin, pati një avantazh të mirë, bëri më pak gabime teknike në sulm dhe shkoi në pushim me rezultat 17:14.
Në pjesën e parë, Islanda kishte gjithsej 13 goditje të humbura.
Franca ndëshkoi lehtësisht gabimet e hendbollistëve rivalë dhe rriti epërsinë në 21:16 dhe deri në fund nuk pati asnjë problem për të marrë fitoren e dytë në fazën kryesore.
Franca kryeson në Grupin 1 me 6 pikë e Islanda është në fund me 0 pikë.