Kombëtarja e Kroacisë pësoi humbjen e dytë në xhiron e dytë të Grupit I të Kampionatit Evropian në hendboll, që po mbahet në Gjermani.
Kroatët pësuan humbje me rezultat 29:26 (14:13) nga Hungaria.
Me këtë disfatë, skuadra e Goran Përkovacit humbi gjasat për të kaluar në gjysmëfinale.
Ata mbetën në vendin e pestë në renditje me vetëm një pikë të fituar, ndërsa Hungaria kaloi në të dytin me katër pikë.
Kroacia do të luajë ndeshjen e radhës kundër Islandës (të hënën), ndërsa në xhiron e fundit do të luajë ndaj Gjermanisë (të mërkurën).