Kombëtarja e Sllovenisë i gëzohet fitores së parë në fazën kryesore të Kampionatit Evropian 2024, pasi mposhti me rezultat 37:34 Holandën.
Me fitoren e sotme shtoi bilancin e pikëve në tabelën e grupit 2, tani ka katër pikë, dhe Holanda mbetet në zero.
Pas barazimit 6:6, kombëtarja sllovene për herë të parë kaloi në epërsi me dy gola, 8:6. Rezultati 17:10 në minutën e 25-të për sllovenët.
Sllovenia shkoi në pushim me epërsi 6 gola (19:13)
Sllovenët shënuan fitore të madhe me tre gola dallim (37:34) dhe renditen në vend të tretë me 4 pikë e holandezët në fund me 0 sosh.
Në ekipin fitues Nejc Cehte, së bashku me Marguc dhe Horzen ishin më efektivët me nga gjashtë gola.
Te Holanda, Versteijnen ishte i pandalshëm me 15 gola.
Në xhiron e fundit të fazës kryesore, Sllovenia do të luajë kundër kombëtares daneze, e cila sonte në orën 20:30 do të ketë duel me Norvegjinë. Holanda do të luajë ndeshjen kundër Portugalisë.