Suedia shënoi fitore rutinore me rezultat 40:33 ndaj Portugalisë, në ndeshjen e Kampionatit Evropian në hendboll, që po mbahet në Gjermani.
Portugalia ishte një nga befasitë më të këndshme të garës.
Portugezët në raundin e dytë të garës mposhtën përzgjedhjet e Norvegjisë dhe Sllovenisë dhe ndaj Suedisë patën rastin që me një fitore të mundshme të arrijnë në pragun e luftës për medalje.
Por realiteti tregoi se ata nuk kishin asnjë mundësi.
Kështu që, Suedia shkoi në pjesën e parë me epërsi me rezultat 19:15, dhe në pjesën e dytë e thelloi fitoren në 40:33.
Pellas është me efikasi të suedezët, me dhjetë gola, ndërsa më i miri për Portugalinë ishte Martim Costa me tetë gola.
Suedia është në vend të dytë me 6 pikë e Portugalia në të katërtin me 4 sosh në. Grupin 2.