Kombëtarja e Islandës ka shënuar fitore me rezultat 26:24 ndaj Austrinë në xhiron e fundit të grupeve në Kampionatin Evropian në hendboll.
Për Austrinë, dueli me Islandën ishte i rëndësisë së madhe, pasi me fitore do të kishin mbetur në lojë për kualifikim në gjysmëfinale dhe për të arritur qëllimin e tyre do të duhej që të shpresonin në fitoren e Kroacisë, në duelin që luhet sonte kundër Gjermanisë.
Dhjetë minutat e fundit ishin dramë, 20:19, 22:20, 23:21 por Austria ishte këmbëngulëse në minutën e 55-të duke barazuar rezultatin 23:23.
Në pesë minutat e fundit më të fokusuar ishin islandezët, të cilët avancuan me 25:23 dhe triumfuan me 26:24.
Gjithçka dihet sa i përket ekipeve që janë në gjysmëfinale, Danimarka, Suedia, Franca dhe Gjermania.
Në Grupin 1 Franca është e para me 10 pikë, pasojnë Gjermania me 5, Hungaria 4, Austria 4, Islanda 4 dhe Kroacia 1 pikë.