Kombëtarja gjermane siguroi një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pavarësisht humbjes së rëndë nga Kroacia (24:30) në sfidën e fundit të Grupit 1.
Hendbollisti më i mirë i Gjermanisë, Yuri Knorr, shpreh keqardhje për humbjen e djeshme, veçanërisht për të gjithë ata tifozë që ishin të pranishëm në ndeshje dhe e merituan që ta dërgonin me fitore kombëtaren e tyre në gjysmëfinale.
"Më vjen keq për të gjithë ata që blenë një biletë që ta shohin këtë", tha Knorr.
Kundërshtar i Gjermanisë në gjysmëfinale do të jetë kombëtarja e Danimarkës.
Ndeshja është caktuar për datën 26 janar (e premte) me fillim nga ora 20:30.