Kombëtarja e Francës do të luftojë nesër për medaljen e artë në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.
Rivali i Francës është kombëtarja e Danimarkës. “Trekolorët” mund të performojnë pa Melvin Richardson në duelin me përzgjedhjen skandinave.
Siç raportojnë mediat në Francë, beku i djathtë la sot kampin e kombëtares në Koln dhe shkoi në Barcelonë.
Gjegjësisht, gruaja e Richardson është dashur që të lindë këtë fundjavë, ndaj paraqitja e tij në finalen e nesërme është e pasigurt.
Lojtari 26-vjeçar i Barcelonës ka shënuar 16 gola në gjashtë ndeshje në Kampionatin Evropian.