Fillimi i Kampionatit Evropian në Gjermani u shënua me një numër rekord të shikuesve (mbi 55 mijë) në dy ndeshjet e para në Duseldorf, ku luajtën Maqedonia - Franca dhe Gjermania - Zvicra, ndërsa fundi shënohet edhe me një tjetër rekord.
Kampionati Evropian në hendboll që po zhvillohet në Gjermani, do të mbahet mend si i pari në të cilin më shumë se një milion shikues i kanë ndjekur ndeshjet në salla!
Më konkretisht, 1.008.660 spektatorë ishin në tribunat në Dusseldorf, Berlin, Mannheim, Munih, Hamburg dhe Koln.
Kur këtij rekord t'i shtohen edhe shikuesit nga dy ndeshjet e nesërme, numri do të jetë edhe më i madh.
Në “Lanxes Arena” të Koln do të luhet finalja mes Francës dhe Danimarkës, si dhe ndeshja për vendin e tretë mes Suedisë dhe Gjermanisë.