Katër kombëtaret më të mira të Kampionatit Evropian 2024 do të luajnë sot ndeshjet e fundit.
Dita e fundit e Kampionatit Evropian në Gjermani do të mbyllet me finalen e madhe në orën 17:45.
Për vendin e parë apo medaljen e artë do të luftojnë kombëtaret e Francës dhe Danimarkës, të cilat triumfuan ndaj Suedisë përkatësisht Gjermanisë.
Franca do të sulmojë për të fituar të artën e katërt në Kampionatin Evropian, ndërsa Danimarka do të përpiqet të artën e tretë.
Nga ora 15:00 takohen Suedia dhe Gjermania në duel për pozitën e tretë dhe medaljen e bronztë.
Në Kampionatin Evropian 2022, i cili u mbajt në Hungari dhe Sllovaki, vendin e parë e fitoi Suedia.