Suedia është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian në hendboll, në ndeshjen që u zhvillua në Koln të Gjermanisë.
Gjermanët mbeten pa medalje ndonëse ishin si nikoqir i Evropianit.
Suedia shënoi fitore me rezultat 34:31 (18:12) ndaj Gjermanisë, përveç medaljes siguroi edhe një vend në Lojërat Olimpike që mbahet gjatë kësaj vere në Paris të Francës.
Pjesa e parë u mbyll me 6 gola epërsi (18:12) në favor të suedezëve.
Në pjesën e dytë Gjermania ka luajtur më mirë por jo edhe për të përmbysur epërsinë e rivalit.
Në minutën e 58-të, rezultati 32:30 por jo edhe të fuqishëm gjermanët për të barazuar rezultatin.
Kombëtarja nga Skandinavia ngadhënjeu me rezultat 34:31 ndaj Gjermanisë.
Hendbollisti Felix Claar me 8 gola e Sebastian Karlssson me 7, janë më efikasit të Suedia.
Renmars Escins me 8 gola e Johannes Golla e Lukas Mertens me nga 4 gola, më efikasit të gjermanët.