Ka kohë që kemi paralajmëruar, se hendbolli po kalon ditët më rëndë të ekzistimit.
Se hendbolli po shkon rrugës së shtetit amë, Shqipërisë, të mbetet me pak ekipe (5 a 6 ekipe), gradualisht mund të bëhet edhe realitet.
Turpi më i madh, klubi me renome Vushtrria, që në fund të viteve të 80-ta, luftonte për të hyrë në elitën e hendbolli ish jugosllav, po shuhet?.
Klubi me më së shumti shikues e më të flaktë, 99 për qind po shuhet, thonë edhe burimet brenda klubit.
“Klubi nuk ka pare, nuk ka asgjë, po shkapërderdhet. Nuk ka pare as nga komuna e as nga askush”, tha një zyrtar brenda klubit1
Federata e Hendbollit e Kosovës, mund të shtyjë kampionatin një javë, dy javë, e deri në ditën e Shëngjergjit, por shuarjen e klubeve nuk mund të ndalojnë.
Sporti numër dy i kategorizuar nga MKRS, mund të del edhe përmbi numrin 1 në kategorizim, po përjeton ditët më të rënda në histori.
Nuk është fajtore Federata por nëpër klube ka njerëz pa reputacion dhe që nuk kanë idenë e organizimit e nuk kanë as fuqinë e prurjes së sponsorëve.
Superliga po mbetet me 7 apo me 6 ekipe?
Pak ka rëndësi, por gjendje faktike e hendbollit në tërësi ka rëndësi, hendbolli është para kolapsit.
Nuk është dita e largët kur do të falimentojë edhe Superliga!
Gjysma e ekipeve ekzistojnë me shtylla në Superligë, po shuhen sot po shuhen nesër.
Gjendja është alarmante. Vushtrria po shuhet?