Vushtrria duket se po “pajtohet” me shuarjen e klubit me renome të hendbollit, klubi më me së shumti shikues.
Delegati i hendbollit, Fatmir Gubetini, kontribues i madh në klub, po çuditet edhe me një fakt tjetër, se shuarja e klubit nuk po i lë përshtypjet as tifozerisë më të zjarrtë “Forca”.
"Sot e kuptova që Vushtrria ka vdekur për së gjalli për sport, tanë ditën as edhe një reagim i tifozëve ‘Forca’ për shkrimin nga Kemajl Goca për shuarjen e kubit të hendbollit”, ka reaguar Gubetini në profilin e tij në facebook,.
Vushtrria renditet në vend të shtatë me 4 pikë në Superligën e Kosovës.