Kastrioti i Ferizajt ka treguar forcë ndaj rivalit të vjetër, Trepçës së Mitrovicës, duke e gjunjëzuar me rezultat 36:28.
Ferizajasit sonte treguan se janë kandidat shumës serioz për katëshen e madhe.
Trepça nuk i rezistoi ferizajasve të përforcuar por edhe më të organizuar.
Pas minutës së dhjetë Kastrioti ka nisur shkëputjen graduale në rezultat, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18:12.
Në pjesën e dytë Trepça u afrua në tri gola (20:17), por më pas sërish vendasit krijuan epërsi për fitore solide.
Deniz Terziqi ishte më efikasi te Kastrioti me tetë gola. Shtatë i kishte Rron Ramadani. Te Trepça, Yassine Henahem i shënoi shtatë gola ndërsa gjashtë i kishte Sali Maxhera.
Për skuadrën ferizajase është fitorja e nëntë këtë edicion (java e 15-të). Me 18 pikë mbetet në pozitën e katërt. Trepça është e treta me 20 pikë në elitën e hendbollit.
“Fitorja e parë në rrugën tonë drejt suksesit! Ekipi ynë i hendbollit KH Kastrioti shkëlqeu sot para syve të shumë shikuesve. Ëndrra vazhdon edhe më fortë”, shkruan në faqen e KH Kastriotit.