Lideri i Superligës së Kosovës në hendboll, Rahoveci, pas fitores së thellë në kryeqytet, me rezultat 40:25 ndaj Prishtinës, tani përgatitet për sfidë e radhës kundër Vëllaznimit të Gjakovës.
Djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka synojnë fitoren e 16-të në kampionat.
Rahoveci është favorit i madh dhe pret pa ndonjë problem që t’i inkasojë edhe dy pikë të reja.
“I kthehemi palestrës ‘Mizahir Isma’ të enjten, më 15 shkurt nga ora 19:00, ku presim Vëllaznimin.
Ejani dhe përkraheni klubin në mënyrë që bashkë të vazhdojmë rezultatet pozitive”, njofton KH Rahoveci.