Kosova mbetet edhe pa një sportist të respektuar e që i dha shumë sportit në kohërat e ndryshme sidomos në vitet më të rënda, në kohën e gjeneratës së sakrificës, në rezistencë ndaj regjimit serb.
Trajneri i hendbollit Çerkin Morina sot ka ndërruar jetë.
Lajm i hidhur për komunitetin e hendbollit dhe në përgjithësi sportin e Kosovës.
Çerkin Morina, i dyti në këmbë nga e djathta
Gazetari Jeton Morina ka konfirmuar lajmin për ikjen në amshim të trajnerit legjendar të KH Drenicës nga Drenasi.
“Lamtumirë legjendë, lamtumirë kusha im i paharruar.
Sapo mora ndër lajmet më të dhimbshme në jetën time, paska ik në amshim hendbollisti, trajneri, pedagogu, njeriu aq i urtë, aq i mençur, aq i mirë, aq i drejtë por edhe aq i vendosur në qëndrimet e tija: profesor Çerkin Morina.
Profesori ishte pjesë e brezit të dytë të hendbollistëve të Drenicës në vitet 70-të, pjesë e brezit të artë të klubit kur garonte në Ligën Kosovaro- maqedone (vitet e 80-ta).
Ishte trajner i klubit në vitet sa të vështira aq edhe të lavdishme vitet e Pavarësimit të hendbollit kosovar (vitet 90- ta).
Çerkini krijojë breza të tërë të sportistëve, punojë më pionier, fatosa dhe ishte kryetrajner shumëvjeçar i KH Drenica.
Pa Çerkinin vet jeta e përditshme e atyre që e njohën nuk është e njëjtë më ato humore të pafundme, më at sinqeritet e dashuri ishe më i veçanti nga të tjerët. Do të mbetesh i përjetshëm në kujtimet tona o Çerkin Morina.
Parajsa në qiell pranon engjëjt se ata nuk jetojnë në tokë.
Pusho i qetë Profesor, të gjithë jemi të përkohshëm”, ka shkruar jeton Morina.