Skuadra e Çairit e nisi për bukuri pjesën e dytë të sezonit në Ligën e Parë të Maqedoninë në hendboll.
Skuadra shqiptare ka shënuar fitore me rezultat 33:30 ndaj Vardarit të Shkupit.
Trajneri Basri Latifi diktoi ritmin në pjesën e parë, ku zakonisht udhëhoqën me 3-4 gola.
Çairi udhëhoqi me 3:0, dhe me kalimin e kohës, vendasit ishin gjithnjë e më të sigurt në sulm, por në fund të pjesës së parë u duk se u qetësuan dhe i lejuan rivales që të ngushtojnë rezultatin (15:13).
Pjesa e dytë filloi me tre gola radhazi nga Çairi, vendasit arritën shpejt në pesë gola epërsi (18:13).
Vardari u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë, duke ngushtuar rezultatin në 18:16.
Skuadra e Çairit sërish shtoi epërsinë 29:25 (50’) dhe e fitoi takimin me 3 gola dallim (33:30):
Më efikasja në ekipin fitues është Teodora Dukoska me 13 gola, ndërsa në kampin e Vardarit Ivona Trpevska me tetë gola.
Pas javës së 14-të, GJorgje Petrov kryeson me 42 pikë, pasojnë Çairi me 37 e Metalurg Autokomanda me 36 pikë.