Vëllaznimi i Gjakovës zyrtarisht tërhiqet nga garat e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Gjakovarët nuk munden që të shtyjnë më tej për shkak të krizës së thellë financiare.
Ish hendbollisti Uran Luzha, i emocionuar deri në pikën e fundit, ka reaguar, duke thënë se lehtë është që të mburresh me skuadrën kuq e zi e nuk e ndihmon askush.
Uran Luzha i emocionuar, nuk e përballon dot tërheqjen e Vëllaznimit nga garat!
“A thu, a nuk e meriton klubi i vetëm që kurrë nuk u largu nga kategoria superiore, klubi i parë i meshkujve që e përfaqësoi Gjakovën në arenën ndërkombëtare.
Klub që luan gjithmonë me lojtarë të qytetit e besa me djem që udhëtojnë edhe nga 15 kilometra për me ardhë në stërvitje.
Lehtë është m'u mburrë me ngjyrat kuq e zi e në fund askush nuk tenton të ndihmojë
Faleminderit lojtarë e trajnerë dhe gjithë ata qe u angazhuan deri me sot”, ka shkruar Luzha në profilin e tij në facebook.