Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka arritur në Tashkent të Uzbekistanit.
Dardanet do të paraqitet në kampionatin IHF Trophy Intercontinental.
"Sot në mbrëmje Kombëtarja jonë e ka stërvitjen e parë në Tashkent, ndërsa kampionati fillon nesër.
Kosova synon triumfin dhe kualifikimin historik në Botëror", njofton FHK.