Lajmi i hidhur për sportin e Kosovës.
Ikë në amshim Muhamet Alaj, njeriu që i dha shumë hendbollit dhe sportit të Kosovës.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Njeriu i artë i hendbollit deçanas dhe të Kosovës.
Kryetrajner i klubtt të hendbollit Deçani për shumë vite dhe një kohë edhe pjesë e bordit të FHK-së.
“Qenka ndarë nga jeta profesori Muhamet Alaj, kontribues i madh në publikimin e vlerave të sportit nder dekada, e veçmas në sportin deçanas!
Bashkëndajmë dhembjen me familjën Alaj!”, shkruan në faqen “Tigrat e Deçanit”.
“Është ndarë nga jeta ish drejtori dhe ish profesori i Gjimnazit ”V- Frashëri “, veterani i Arsimit Deçanas. z Muhamet Alaj.
Profesorin Alaj do e kujtojmë për kontributin e veçantë në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave në sistemin e arsimit në Deçan
Deçani, Familja, Gjimnazi, farefisi, miqtë, kolegët dhe shoket do ta kujtojnë Profesorin Muhamet si prind, vëlla, shok dhe edukator të mirë.
Ngushëllime familjes Alaj, kolegëve, miqve dhe tërë farefisit.
I përjetshëm kujtimi për profin Muhamet Alaj!", - ka shrkuar drejtori i Gjimnazit Msc Hamid Qorraj.