Lideri i Superligës së Kosovës, Rahoveci, përgatiten për sfidën derbi të kampionatit, ku do të përballen me kampionin në fuq Besa Famgas.
Hendbollstët e kryetrajnerit Verim Zherka synojnë fitoren e 18-të, kësaj radhe ndaj Besës.
“Përgatitjet për derbi po vazhdojnë, ndërsa interesimi i publikut është shumë i madh.
Mos harroni, të dielën nga ora 19:00 presim Besa Famgasin në shtëpi dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë.
Nga 17 ndeshjet e deritashme kemi 17 fitore.
Kjo është një seri e jashtëzakonshme, ndërsa do ta bënte edhe më të mahnitshme një fitore e radhës, e cila pa përkrahjen e të gjithë Rahovecit, është e pamundur”, njofton KH Rahoveci.
KH Rahoveci kryeson me 34 pikë e ka 6 më shumë se Besa në pozitën e dytë.