Historike, Kosova U18 siguron biletën për në Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).
Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.
Deri më tani asnjë kombëtare e sportisteve e Kosovës, sa i takon sporteve ekipore, nuk është kualifikuar në Botëror.
Këtë e kanë arritur vetëm hendbollistët e Kosovës U21, që në vitin 2019 u paraqitën në Botërorin në Spanjë.
Edhe ai sukses historik ishte arritur përmes IHF Trophy.