Zëvendësministrja e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, e ka përgëzuar kombëtaren e Kosovës U18 në hendboll, që siguruan biletën për në Kampionatin Botëror.
“Çikat tona me kualifikim historik për në botëror.
Hendbollistet tona në U-18 bëhen kampione të garës ‘IHF Trophy Intercontinental’, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan.
Me këtë fitore, ato u kualifikuan në Kampionatin Botëror 2024 që zhvillohet gjatë muajit gusht.
Urime hendbollisteve dhe Federata e Hendbollit e Kosovës. Shumë suksese tutje”, ka uruar Osmani.