Mali i Zi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 26:25 (14:14) ndaj Serbisë, në kuadër të xhiros së katërt të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Mali i Zi shokon Serbinë, serbët akuzojnë kroatët.
Pjesë e kombëtares malazeze është edhe shqiptarja Dijana Ujkiq.
“Serbia, ashtu si para disa ditësh në Zrenjanin, ka luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme dhe u mposht kryesisht falë arbitrave të paturpshëm nga Kroacia (Davor dhe Zoran Lonçar)”, shkarravit pamfleti serb “Kurir”.
Trajneri i Serbisë, Urosh Bregar, ka humbur durimin në fund të ndeshjes dhe është futur me vrap në fushë për t'i "qëruar hesapet" me arbitrat nga Kroacia.
Mali i Zi kryeson tabelën me tetë pikë në Gripin 6 dhe siguroi një vend në Kampionatin Evropian, Turqia ka pesë, Serbia tre, ndërsa Bullgaria nuk ka pikë.