Hendbollistet së talentuar ferizajase, Bulza Maksutit, iu bë një pritje madhështore në klubin Kastriotit të Ferizajt.
Ferizajaset e nderuan me portretin e saj, duke përgëzuar për suksesin e madh me kombëtaren e Kosovës U18, e cila është kualifikuar në Kampionatin Botëror, që mbahet gjatë verës në Kinën e largët.
Bulza luan në pozitën e alos.
Lirie Muhaxheri, kryetrajnere e Kastriotit, ka fjalë miradije për Bulzën, për suksesin që shënuan me kombëtare.
“Jemi krenare që kemi një lojtare si Bulza në kombëtare të Kosovës U18.
Urojmë Bulzën, urojmë kombëtaren e Kosovës për kualifikimin historik.
Ky sukses i kombëtares është një frymëzim për të gjitha vashat e reja që merren me hendboll në Kosovë.
Ky sukses që ka arritur Bulza me kombëtare ka rritur edhe më shumë motivin në klub, për punë e angazhim natyrisht për të arritur suksese edhe ne si klub në garat e Kosovës”, thotë Muhaxheri për gazetën kombëtare “Bota sot”.