Kampioni aktual, Istogu, e ka fituar derbin e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Të dielën në Banjë, Istogu fitoi me rezultat 30:26 ndaj Samadrexhës.
Istogaset e nisën ndeshjen më mirë dhe krijuan epërsi pre pesë golash në minutën e 17-të, 10:5.
Pas minutës së 30-të, rezultati ishte 19:10 për Istogun.
Në pjesën e dytë epërsia e vendaseve shkoi në dhjetë gola (22:12).
Në minutat e fundit mysafiret nga Samadrexha u afruan në tri gola, 27:24, por pa rrezikuar fitoren e Istogut.
Istogu është i dytti me 22 pikë, derisa Samadrexha renditet e treta me 18 pikë.
Dajana Milaniq e Pat Da Silva Batista i shënuan nga gjashtë gola për Istogun.
Pesë i kishte Ana Carolina Gomes.
Fetane Unuzlar e Fatiha Haimer i shënuan nga gjashtë gola për Samadrexhën.
Katër i shënoi Rabia Oz.
Të dielën u luajt edhe ndeshja mes Ulpianës dhe Kastriotit. Fitore shënoi skuadra ferizajase, Kastrioti, me rezultat 42:28.
Kosovare Stagova i kishte 12 gola te Kastrioti, ndërsa 10 i realizoi Olsa Hoxha. Nikelina Franca e Alketa Baftiari i realizuan nga tetë gola për Ulpianën e Lipjanit.
Kastrioti me fitore u ngrit në pozitën e shtatë me gjashtë pikë. Ulpiana është e fundit me dy pikë.