Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin po e ndjejnë aromën e titullit të kampionit në Gjermani.
Bayer Leverkuseni e ka mposhtur me rezultat 2:0 Wolfsburgun, në ndeshjen e javës së 25-të të Bundesliga I.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, është prej më të mirëve.
Ai u vlerësua prej më të mirëve, me notën 8.6 nga faqja për statistika “Sofascore”.
Exequiel Palacios i Bayer është lojtar i ndeshjes, me notën 9.1.
Bayer kryeson me 67 pikë dhe ka 10 më shumë se Bayern Munihu në pozitën e dytë.