Një derbi i madh në Ligën e parë maqedonase në hendboll (femrat) do të luhet sot në sallën sportive në Autokomandë të Shkupit..
Do të përballen Metalurgu vendës dhe skuadra shqiptare WHC Çair, ndeshje e javës së 17-të, e cila fillon në orën 13:00.
Me këtë rast, klubi shqiptar iu ka bërë thirrje publikut të tyre që të jenë në numër sa më të madh në atë ndeshje për tiu dhënë mbështetje drejt fitores.
Kërkojnë ta mposhtin Metalurgun, WHC Çair, thirrje tifozëve: "Prania juaj na nderon".