Sot në Kopenhagë të Danimarkës është hedhur shorti për Kampionatin Evropian 2026 në hendboll (meshkujt).
Gjatë hedhjes së shortit, Serbia bie në grupin e gjashtë ku ishte edhe kombëtarja e Kosovës por Federata Evropiane ka reaguar menjëherë duke i zhvendosur serbët në grupin 4.
EHF nuk ka lejuar që në një grup të janë së bashku Kosova dhe Serbia për shkak të frikës se mund të ketë tensione të mëdha mes këtyre dy shteteve.
Kosova është në grup të fortë, me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën.