Kastrioti turpëron Trepçën!
Kastrioti ka mposhtur Trepçën në Mitrovicë me rezultat 50:28 dhe doli në pozitën e tretë me 28 pikë pas javës së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Trepça mbetet me 26 pikë dhe ka rënë në pozitën e katërt. Skuadra mitrovicase e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Trepça ka mbetur me fond të limituar lojtarësh dhe nuk ia doli të rivalizoi ferizajasit e mobilizuar.
Rron Ramadani i shënoi 11 gola për Kastriotin.
Nga gjashtë i kishin Festim Mustafa, Marley Wallace e Deniz Terziqi. Yassine Henahen i shënoi tetë gola për mitrovicasit.
Nga gjashtë i kishin Amar Mujka, Sali Maxhera e Shpëtim Mehmeti.